Punimet e stafit profesional të Qendrës Kombëtare të Konservimit të publikuara në Balcanoslavica 53 (1–2)

Ka dalë nga shtypi revista Balcanoslavica 53 (1–2) për vitin 2024, botim i Instituti për Kulturë të Vjetër Sllave – Prilep, në të cilën janë publikuar edhe punime shkencore të stafit profesional të Qendra Kombëtare e Konservimit.

Punimet janë rezultat i pjesëmarrjes në tubimin ndërkombëtar shkencor “Pasqyrimet e besimeve: Manifestimet materiale dhe shoqërore të sakralitetit” / “Reflections of Beliefs: The Material and Social Manifestations of Sacredness”, organizuar nga instituti i Prilepit, i cili u mbajt nga 4 deri më 6 tetor 2023 në Ohër.

Në konferencën shkencore me kumtesat e tyre morën pjesë edhe dr. Jehona Spahiu Jançevska dhe mr. Darko Nikollovski, historianë të artit, këshilltarë për konservim – punonjës profesionalë për trashëgiminë artistike të periudhës bizantine dhe pasbizantine (shek. IX–XVIII) në Departamentin për trashëgimi artistike, Sektori për hulumtim dhe projektim konservues të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në Qendrën kombëtare të konservimit.

Në revistë është publikuar punimi i dr. Jehona Spahiu Jançevska me titull: “Nën velin e harresës – Kisha e Shën Kryeengjëllit Gabriel në Oreovec”. Titulli i punimit të mr. Darko Nikollovski është: “Dyert e bukura të piktorit Onufri Argitis nga manastiri Hyrja e Shën Marisë në Tempull në Kërçovë”. Në të dy punimet trajtohet trashëgimia kulturore që është nën kompetencën e Qendra Kombëtare e Konservimit.

Me pjesëmarrjen dhe punimet e publikuara, stafi profesional i Qendrës Kombëtare të  Konservimit edhe një herë konfirmon përfshirjen e tij aktive në veprimtarinë shkencore-hulumtuese dhe në proceset bashkëkohore të studimit, mbrojtjes dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore.

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska

6-Balcanoslavica-53_1-2

Image 6 of 6

You may also like...