Panairi ndërkombëtar i artit dhe restaurimit “Salone dell’Arte e del Restauro di Firenze 2026”
Qendra Kombëtare e Konservimit nga Shkupi njofton se, me nder dhe krenari të veçantë, do të marrë pjesë në panairin prestigjioz ndërkombëtar të artit dhe restaurimit “Salone dell’Arte e del Restauro di Firenze 2026” në Firence, Itali – një vend ku takohen tradita, dijet dhe e ardhmja.
Me këtë prezantim të rëndësishëm, Qendra Kombëtare e Konservimit vazhdon të afirmojë në mënyrë dinjitoze dhe të përkushtuar trashëgiminë kulturore maqedonase para publikut ndërkombëtar, këtë herë përmes projektit “Rruga e afreskut – mes artit dhe konservimit”.
Prezantimi profesional do të mbahet më 29 prill 2026, në Pavijonin Arsenale – Fortezza da Basso në Firence, Itali.
Përgatiti: mr. Vlado Mukovski, piktor, këshilltar për konservim
MEDIA





