Aksion për rregullimin e hapësirës brenda kompleksit muzeor

Në një aksion të përbashkët të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i Qeverisë, Izet Mexhiti, në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, Muzeun e Maqedonisë, Qendrën Kombëtare të Konservimit dhe Komunën e Çairit, u punua për rregullimin e hapësirës së kompleksit muzeor nga vegjetacioni dhe mbeturinat, në pjesën nëntokësore, e cila për vite me radhë kishte qenë e lënë pas dore dhe ishte përdorur si parking i improvizuar. Pas largimit të automjeteve të dëmtuara, hapësira do të pastrohet dhe do të vihet në funksion si një parking i rregulluar për vizitorët e Muzeut dhe të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Me këtë masë, jo vetëm që përmirësohet pamja dhe funksionaliteti i hapësirës, por edhe lehtësohet qasja e qytetarëve në trashëgiminë kulturore. Besojmë se kjo do të kontribuojë në rritjen e vizitave në muze dhe në çarshi, si dhe në forcimin e turizmit kulturor në qytetin tonë.

Pas aksionit u mbajt një takim pune në ambientet e Institucionit Publik Qendra Kombëtare e Konservimit – Shkup, ku nikoqir ishte drejtori Aleksandar Jordanoski.

Materiale të marra nga faqja e Facebook-ut e Zoran Ljutkovit

005

Image 1 of 7

You may also like...