Vizitë pune në Razllovc në prag të 150 vjetorit të Kryengritjes së Razllovcit

Më 30 Mars 2026, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, z. Zoran Ljutkov, së bashku me drejtorin e Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup, mr. Aleksandar Jordanoski me ekipin e ekspertëve, bënë një vizitë pune në Shtëpinë Përkujtimore të Kryengritjes së Razllovcit në Razllovc, një vend ku historia nuk është vetëm një dëshmi, por një kujtim i gjallë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me aktivitetet e vazhdueshme të konservimit dhe restaurimit, si dhe të intensifikonte përgatitjet për një festim të denjë të përvjetorit të rëndësishëm – 150 vjet të Kryengritjes së Razllovcit, një ngjarje që përfaqëson një nga momentet kyçe në historinë revolucionare maqedonase dhe luftën për liri.

Në kuadër të aktiviteteve në terren, delegacioni vizitoi edhe kishën e Shën Kostandinit dhe Helenës në Razllovc, një trashëgimi e rëndësishme shpirtërore dhe kulturo-historike nga shekulli I XIX. Ekspertët dr. Jehona Spahiu Jançevska, historian e artit, këshilltare për konservim, dhe mr. Vlado Mukovski, piktor, këshilltar për konservim, prezantuan historinë e tempullit dhe pikturën murale.

Vëmendje e veçantë iu kushtua programit të pikturës, i cili paraqet edhe portretet e katër themeluesve, një shembull i rrallë dhe domethënës i një dokumenti vizual, midis të cilëve spikat figura e priftit Stojan, një udhëheqës shpirtëror dhe një nga nismëtarët dhe udhëheqësit kryesorë të Kryengritjes së Razllovcit. Përveç tij, janë paraqitur edhe bashkëpunëtorët e tij Tson Spasev, Stoil Gjorgev dhe Stoil Kovaç. Këto përfaqësime jo vetëm që pasurojnë vlerën artistike të kishës, por theksojnë edhe lidhjen e saj të drejtpërdrejtë me ngjarjet historike dhe komunitetin lokal.

Me aktivitete të tilla, institucioni konfirmon veprimtarinë e tij parësore dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes, studimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore, si themel i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive.

Në frymën e kolegialitetit dhe respektit, ekipi i ekspertëve festoi dhe uroi ditëlindjen e drejtorit, mr. Aleksandar Jordanoskit, duke e përmbyllur vizitën me një gjest të përshtatshëm dhe të ngrohtë.

Razllovci, në prag të përvjetorit të madh, profilizohet gjithnjë e më qartë si një pikë e rëndësishme në hartën historike dhe kulturore, ku e kaluara dhe e tashmja takohen në shërbim të së ardhmes.

 

Përgatitur nga: dr. Jehona Spahiu Jançevska

Fotot: Igor Kuzmanovski, Jehona Spahiu Jançevska

Razlovci_009

Image 11 of 20

You may also like...