Vizitë e studentëve nga Fakulteti i Arkitekturës nga UShKM

Më 17.12.2025, në Qendrën Kombëtare të Konservimit – Shkup, u mbajt një takim ndërmjet Drejtorit mr. z. Aleksandar Jordanoski, arkitektëve konservues të punësuar në Departamentin për Trashëgimi Ndërtimore: Mirjana Topuzoska, mr. Luiza Nevzati, mr. Tanja Mishkovska dhe Igor Kuzmanovski, si dhe studentëve të Fakultetit të Arkitekturës – Shkup nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, të udhëhequr nga prof. dr. Mihajlo Zinoski.
Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e arkitektëve konservues përmes një prezantimi të shkurtër të projekteve të realizuara të konservimit, si dhe të projekteve të mbrojtjes së drejtpërdrejtë.
Gjatë prezantimit, studentët shfaqën interes të madh për punën e konservuesve, me ç’rast u diskutua për mundësitë e përfshirjes së tyre të mëtejshme në hartimin e projekteve konservuese, si pjesë e praktikës së tyre studentore.
Pas përfundimit të takimit me arkitektët, studentët vizituan departamentet e tjera të Qendrës Kombëtare të Konservimit (Qendrën INDOK, laboratorin kimik dhe atelietë për pikturë murale, ikona dhe pikturë në kavalet), ku nga ana e kolegëve u prezantua puna e tyre.

5

Image 5 of 5

Студенти од Архитектонскиот факултет при УКИМ во посета на НУ НКЦ-Скопје

You may also like...