Fillimi i punimeve për mbrojtje të menjëhershme të konakut në kompleksin manastiror të Leshkës

Më 3 nëntor 2025, drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup, mr. Aleksandar Jordanoski, së bashku me mr. Cvetanka Haxhi Pecova, inxh. dipl. ark., udhëheqëse sektori, si dhe bashkëpunëtorin e jashtëm profesional Risto Petkovski, inxh. dipl. ark., këshilltar për konservator, realizuan një vizitë pune në kompleksin manastiror të Shën Athanasit në Leshkë, Komuna e Tearcës. Ky kompleks përfaqëson një trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë dhe qendrën më të madhe shpirtërore në Rajonin e Pollogut.

Drejtori Jordanoski me ekipin e tij u prit zyrtarisht nga mbajtësi i pasurisë së mbrojtur kulturore, KOM – AO (Kisha Ortodokse e Maqedonisë – Arqipeshkvia e Ohrit), Dioqeza e Tetovës dhe Gostivarit, e përfaqësuar nga klerikët: kryepriftërinjtë Marjanço Madevski, Gjorgji Slamkov dhe Atë Ilija Slamkov.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte fillimi i ndërhyrjeve konservuese–restauruese në Konakun e Vjetër të Manastirit të Leshkës, i ndërtuar në vitin 1883. Me pamjen e tij reprezantuese arkitektonike dhe përmasa mbresëlënëse (vëllimi dhe lartësia P+2 kate), ky objekt zë një pozitë dominuese brenda kufijve të tërësisë monumentale me karakter fetar.

Nga ana e mbikëqyrjes konservuese, Risto Petkovski, i emëruar me Vendim nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, u bë prezantimi zyrtar kontrakorit me punën. Punimet do të realizohen nga kompania ndërtimore “Don Holding” SHPK – Shkup, e përzgjedhur përmes një procedure të suksesshme tenderimi dhe me kontratë të lidhur për prokurim publik me Qendrën Kombëtare të Konservimit – Shkup.

Në kuadër të fazës së shtatë parashihen ndërhyrje mbrojtëse, të cilat në masën më të madhe kanë të bëjnë me trajtimin e fasadave: ndërtimi i një muri nga ana e brendshme për përforcimin e mureve ekzistuese perimetrale me konstruksion druri në të dy nivelet e konakut; restaurimi/rindërtimi i elementeve dekorative të fasadës; përpunimi përfundimtar i pjesëve arkitektonike–konstruktive te hyrja kryesore e konakut, si dhe përpunimi dhe montimi i komplet i dyerve dhe dritareve të jashtme të fasadës (gjithsej 116 dritare druri të tipeve dhe formateve të ndryshme, prodhimi i një dere hyrëse masive prej druri për pjesën e jashtme, si dhe punime të tjera fasade në përputhje me detyrimet kontraktuale me kompaninë).

Punimet e përmendura për mbrojtje të menjëhershme të Konakut të Vjetër në Manastirin e Leshkës do të realizohen me mbështetje të plotë financiare nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Për këtë qëllim janë miratuar mjete financiare në vlerë prej rreth 6.000.000,00 denarësh, me dinamikë realizimi të paraparë si aktivitet programor dyvjeçar i Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup (2025/2026).

Përgatiti: mr. Cvetanka Haxhi Pecova

Fotografi: Martin Ristevski

Leshok_002

Image 2 of 14

You may also like...