Njoftim për inspektimet profesionale të realizuara në territorin e komunave Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër dhe Rankovcë
Në periudhën shtator – tetor 2025, ekipi profesional i Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup realizoi inspektime profesionale mbi gjendjen e pasurive të paluajtshme kulturore të regjistruara dhe të evidentuara, si dhe të objekteve sipas funksionit, në territorin e Komunës së Kumanovës, Komunës së Nagoriçanit të Vjetër dhe Komunës së Rankovcës. Bëhet fjalë për pasuri kulturore në këto komuna, të cilat ndodhen në kompetencë territoriale të institucionit.
Aktivitetet u përqendruan në vlerësimin e gjendjes aktuale të pasurive të paluajtshme kulturore, nivelin e ruajtjes së tyre dhe nevojat për masa të mëtejshme, kujdes dhe mbrojtje, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të rajonit.
Ekipi profesional përbëhet nga:
- Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit, këshilltare për konservim, udhëheqëse e ekipit profesional
- Nevenka Veliçkovska, piktore, këshilltare për konservim, anëtare
- Vlado Mukovski, piktor, këshilltar për konservim, anëtar
- Mishko Tutkovski, historian i artit, këshilltar për dokumentim, anëtar
- Luiza Nevzati, inxh. ark. e diplomuar, konservuese e lartë, anëtare
- Igor Kuzmanovski, inxh. ark. i diplomuar, konservues, anëtar
- Eleonora Panzova, piktore, konservuese, praktikante
Detyrat kryesore të ekipit profesional ishin: realizimi i inspektimeve në terren mbi gjendjen e pasurive të paluajtshme të mbrojtura dhe të evidentuara, si dhe të objekteve sipas funksionit; dokumentimi i gjendjes së konstatuar të ruajtjes së pasurive individuale nga aspekti arkitektonik-konstruktiv dhe artistik; evidentimi i ndryshimeve të ndodhura dhe dëmtimeve eventuale, veçanërisht nga zjarret e fundit; përgatitja e raporteve individuale dhe e një raporti të integruar me fotodokumentacion përkatës.
Këto aktivitete profesionale janë realizuar në kuadër të Programit Vjetor të Punës për vitin 2025 të Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup, i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Qendra Kombëtare e Konservimit – Shkup shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Shkëlqesisë së Tij të Lartë, Mitropolitit të Kumanovës dhe Osogovës, z. dr. Grigorij, për pëlqimet e dhëna, bashkëpunimin, mundësimin e qasjes në tempuj dhe pritjen e ngrohtë.
Me këto aktivitete, QKK – Shkup vazhdon misionin e saj për dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si dëshmi e gjallë e vazhdimësisë shpirtërore dhe artistike të kulturës sonë.
Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska
Fotografi: Jehona Spahiu Jançevska, Mishko Tutkovski, Nevenka Veliçkovska





