Formimi i Këshillit Profesional të Qendrës Kombëtare për Konservim – Shkup

Drejtori i Qendrës Kombëtare për Konservim – Shkup, mr. Aleksandar Jordanoski, mori vendim për formimin e një trupi profesional-këshillëdhënës – Këshillit Profesional për shqyrtimin e çështjeve të caktuara profesionale që lidhen me veprimtarinë e institucionit.
Këshilli është formuar në përbërjen si vijon:

dr. Jehona Spahiu Jançevska – historiane e artit, këshilltare për konservim, anëtare;
dr. Valentina Poceska – piktore, këshilltare për konservim, anëtare;
mr. Nevenka Veliçkovska – piktore, këshilltare për konservim, anëtare;
dr. Sanja Ivanovska Velkoska – arkeologe, këshilltare për konservim, anëtare;
dr. Lidija Robeva Çukovska – kimiste, këshilltare për konservim, anëtare;
mr. Darko Nikollovski – historian i artit, këshilltar për konservim, anëtar;
dr. Mishko Tutkovski – historian i artit, këshilltar për konservim, anëtar;
përfshirë edhe:
mr. Cvetanka Haxhi Pecova – inxh. e dipl. e arkitekturës, këshilltare për konservim, udhëheqëse e Sektorit për hulumtim dhe projektim konservues të trashëgimisë kulturore të paluajtshme;
mr. Vlado Mukovski – piktor, këshilltar për konservim, udhëheqës i Sektorit për konservim dhe restaurim.
Detyrat e Këshillit Profesional, në përputhje me Statutin e Qendrës Kombëtare për Konservim, përfshijnë shqyrtimin e çështjeve të caktuara me karakter profesional, zhvillimin e diskutimeve profesionale dhe dhënien e udhëzimeve dhe aspekteve profesionale që lidhen me veprimtarinë e institucionit. Mbledhjet e Këshillit drejtohen nga drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim, ndërsa me vendimin përcaktohet përbërja dhe fushëveprimi i punës së tij.
Më 5.9.2025 u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Profesional në këtë përbërje, e udhëhequr nga drejtori, në të cilën u diskutuan disa pika të parapara në rendin e ditës.
Foto: Lupço Tanurovski

StruchenSovet_-6249

Image 6 of 8

You may also like...