Kontroll profesional i projektit bazë për manastirin e Treskavecit

Në bazë të Vendimit për kryerjen e kontrollit profesional të një projekti, të lëshuar nga IK Qendra Kombëtare e Konservimit – Shkup, u formua një Komision për kontroll profesional të Projektit Bazë për konservimin dhe restaurimin e arkitekturës dhe pikturës murale të kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në manastirin e Treskavecit – Projekt me faza: konservim, restaurim, sanim, eliminim i lagështisë dhe riparimi e dyshemesë në kishën “Fjetja e Shën Mërisë” në manastirin “Treskavec”.

Komisioni për kontroll profesional përbëhej nga:

  1. Risto Petkovski, inxhinier i diplomuar në arkitekturë, këshilltar për konservimi, kryetar;
  2. Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit, këshilltare për konservim, anëtare;
  3. Petar Gerasimov, këshilltar për konservim, anëtar;
  4. Prof. Stanislav Milovanoviq, inxhinier i diplomuar në ndërtimtari, UShKM, Fakulteti i Ndërtimtarisë, anëtar;
  5. Svetlana Mamuçevska Milljkoviq, biokimiste, këshilltare për konservim, anëtare.

 

Më 14 korrik 2025, Komisioni realizoi një vizitë në terren në manastirin e Treskavecit, gjatë së cilës u mbajt një takim pune me ekipin projektues dhe atë profesional. Ekipi profesional paraqiti zgjidhjet teknike të propozuara, pas së cilës u hap një diskutim profesional dhe u shqyrtuan të gjitha aspektet e dokumentacionit të projektit.

Pas inspektimit të kryer në manastirin e Treskavecit dhe shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të projektit, Komisioni përgatiti një raport dhe arriti në përfundimin se projekti është i plotë nga ana përmbajtësore dhe i përpunuar teknikisht në nivelin e nevojshëm për këtë lloj projektimi. Ai është në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Rregullores për projektet konservatore, si dhe me standardet dhe normativat për projektim dhe me rregulloret e tjera teknike në fuqi për realizimin e këtij lloji të punimeve.

3

Image 2 of 4

You may also like...