Projektit të BE-së për forcimin e kapaciteteve institucionale në trajtimin e trashëgimisë kulturore dhe krimeve mjedisore

Qendra Nacionale e Konservimit – Shkup, si partner, së fundi mori pjesë në ngjarjen që shënoi fillimin e projektit të Binjakëzimit (Twining Project) të financuar nga BE-ja, i titulluar “Forcimi i kapaciteteve institucionale në përballjen me krimet e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore”, të mbajtur në Shkup. Kjo nismë bashkëpunuese synon të forcojë kapacitetin e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krimeve mjedisore duke krijuar një njësi të specializuar në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me divizionin e njohur të Karabinierisë italiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe krimet mjedisore.

Projekti shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e kuadrit institucional të Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të paçmuar kulturore dhe natyrore. Si partner kyç në këtë iniciativë, Qendra Nacionale e Konservimit – Shkup është e përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e krijimit të kësaj njësie të re të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar me ekspertizën dhe burimet e saj për të siguruar mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore nacionale.

Gjatë aktivitetit, Qendra Nacionale e Konservimit – Shkup u përfaqësua me krenari me një stendë informative që prezantoi punën e saj të gjerë. Stenda përmbante një përzgjedhje të botimeve të Qendrës, duke përfshirë libra, punime kërkimore, pamflete dhe kartolina, të cilat theksojnë kontributin e Qendrës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Maqedoninë e Veriut. Këto materiale ofrojnë njohuri mbi projektet e Qendrës, gjetjet kërkimore dhe përpjekjet edukative që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e ruajtjes së kulturës. Kjo nismë jo vetëm që pasqyron angazhimin e Qendrës për të mbrojtur trashëgiminë nacionale, por gjithashtu nënvizon rolin e saj aktiv në përpjekjet më të gjera ndërkombëtare për të luftuar krimet kundër aseteve kulturore.

DSC_0980

Image 17 of 40

You may also like...