Vizita e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit në IN Qendrën Nacionale për Konservim

Më 12 shtator 2024, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, bëri një vizitë pune në Qendrën Nacionale për Konservim, që është institucioni më i vjetër profesional në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Gjatë diskutimeve u konstatua se ndër vite institucioni është sjellë në një gjendje shumë të keqe, si nga aspekti kadrovik ashtu edhe nga ai teknik.

Ndryshe, QNK ka përgjegjësi në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të paluajtshme në territorin e 32 komunave të vendit dhe, siç u theksua, është e nevojshme mbështetje dhe vëmendje serioze, e cila ka munguar dukshëm në të kaluarën.

Ministri Ljutkov theksoi se kjo gjendje kërkon sigurimin e menjëhershëm të fondeve më të larta për punë si dhe punësime të reja.

Në takimin e punës me u.d drejtoreshën, Dr. Angelina Popovska, dhe me punonjësit u diskutua për projektet aktuale, zbatimi i të cilave nuk ka filluar pjesërisht për shkak të fondeve të pamjaftueshme që janë ndarë për nisjen e projekteve dhe pjesërisht për shkak të mungesës së efikasitetit të menaxhimit të mëparshëm.

“Prej vitit 2025 është më mirë të përqendrohemi në disa projekte të cilat do të përfundohen nga fillimi deri në fund. Në këtë mënyrë shpresojmë të realizojmë një numër të madh projektesh,” tha Ljutkov.

Në deklaratën për media, ai informoi për mungesën e stafit profesional, personelit administrativ dhe teknik ndihmës dhe theksoi se Qeveria dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit e shohin shumë seriozisht këtë problem.

Ministri Ljutkov vizitoi edhe Laboratorin e Konservimit pranë Qendrës Nacionale për Konservim, ku po realizohet projekti për konservimin dhe restaurimin e 122 veprave artistike (piktura, vizatime dhe akuarele) nga Shtëpia përkujtimore e Lazar Liçenoskit.

Gjatë vizitës në Qendrën Nacionale për Konservim, ministri Ljutkov u njoh edhe me gjendjen relativisht të keqe të ndërtesës së QNK-së – Shkup, për të cilën njoftoi se vitin e ardhshëm do të ndahen fonde për të tejkaluar këtë gjendje të trashëguar të objektit të Qendrës Nacionale për Konservim.

poseta_MK_-5053

Image 5 of 22

You may also like...