Konservimi i pikturës murale në kishën Shën Maria në fshatin Leshkë

Sipas programit vjetor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për vitin 2025, u përfundua edhe një fazë tjetër e konservimit të pikturës murale në kishën e Shën Marisë në fshatin Leshkë, ku u zbulua shtresa e tretë, më e vjetra, e afreskeve.

Punimet konservuese-restauruese janë nën udhëheqjen e këshilltarit konservator për pikturë murale, Gligorço Mukaetov, ndërsa në përbërje të ekipit profesional janë: mr. Darko Nikolovski – historian arti, këshilltar konservator; Orhan Osmani – konservator i mozaikut; dhe mr. Eleonora Panzova – konservatore për pikturë murale. Gjatë punimeve konservuese-restauruese të pikturës murale, në vitin 2023, ekipi profesional zbuloi një pikturë murale me tre shtresa. Më e vjetra, e ruajtur fragmentarisht, është shtresa e tretë e pikturës murale në zonën e absidës. Bëhet fjalë për zbulimin e dy fragmenteve: njëri fragment është pjesë e një rrotulli të një kryeprifti me pjesë të aureolës, ndërsa fragmenti tjetër ndodhet në zonën e diakonikonit, ku u zbulua figura e kryepriftit Shën Kirili i Aleksandrisë.

Në këtë fazë u punua në disa pozicione të pikturës murale në brendësinë e kishës.

Është ndërhyrë në pjesën qendrore të absidës, ku u kryen sonda dhe u zbulua pjesërisht paraqitja e Hyjlindëses Shirshaja nga shekulli XVII. U realizua konsolidimi i pjesëve të fryra të afreskeve dhe është ndërhyrë me mastikë konservuese, si dhe është bërë retushimi i disa pjesëve të caktuara.

Në pjesën e konkës jugore u krye ndarja e shtresave të pikturës murale të shekullit XIX, me ç’rast u zbulua një afresk i shekullit XVII me paraqitjen e Deisisit, ikonës së ndërmjetësimit të lutës, ku Hyjlindësja dhe Shën Gjon Pagëzori qëndrojnë pranë Krishtit të ulur në fron.

Në diakonikon, ku më parë ishte gjetur afresku i Shën Kirilit të Aleksandrisë, nën mastikën e vjetër u gjet e shtypur në letër figura e Hyjlindëses.

U realizua gjithashtu ndërhyrje në të gjithë bazamentin e pjesës së altarit me qëllim forcimin dhe konsolidimin e fragmenteve të pikturës murale.

Përgatiti: mr. Eleonora Panzova

Fotografitë: mr. Eleonora Panzova

Piktura murale pas ndërhyrjeve konservuese në vitin 2025

 

Раслојување на живописот по механички пат

Image 1 of 9

You may also like...