QENDRA NACIONALE E KONSERVIMIT ËSHTË PJESË E PROJEKTIT PËR NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE TË KORRIDORIT VIII

Qendra Nacionale e Konservimit – Shkup përfshihet me angazhimin e saj profesional në realizimin e projektit me rëndësi strategjike infrastrukturore për Ndërmarrjen Publike për Infrastrukturë Hekurudhore „Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ – Shkup, i cili ka të bëjë me ndërtimin e linjës hekurudhore të Korridorit VIII, në segmentin Bellakovcë – Kriva Pallankë.

Nën udhëheqjen e mr Marina Shojleva, arkeologe – konservuese e lartë, një ekip profesional shumëanëtarësh nga Qendra Nacionale e Konservimit po realizon vrojtime profesionale arkeologjike në terren përgjatë trasesë hekurudhore dhe rrugëve përcjellëse. Aktivitetet kanë për qëllim identifikimin dhe evidentimin e ekzistencës së mundshme të lokaliteteve arkeologjike dhe të mirave kulturore, me qëllim mbrojtjen e tyre në kohë gjatë realizimit të këtij projekti strategjik infrastrukturor.

Ndërmjet dy institucioneve ekziston një bashkëpunim shumëvjeçar, i cili daton që nga gjysma e dytë e shekullit XX dhe përbën bazë për vazhdimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e hulumtimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Qendra Nacionale e Konservimit – Shkup mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së trashëgimisë kulturore si pjesë përbërëse e zhvillimit të qëndrueshëm infrastrukturor të shtetit, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

DCIM100MEDIADJI_0530.JPG

Image 7 of 9

DCIM100MEDIADJI_0530.JPG

You may also like...