SHPALLJE PUBLIKE nr. 04/2026

Për punësimin e 1 (një) personi me kohë të caktuar në Institucionin Kombëtar – Qendra Kombëtare e Konservimit, Shkup

Institucioni Kombëtar – Qendra Kombëtare e Konservimit, Shkup, shpall konkurs publik për punësimin e 1 (një) personi me kohë të caktuar, në pozicionin e mëposhtëm të punës:

1. KUL 01 02 G01 010 – Arkivist, Njësia për Çështje Juridike, Administrative dhe Punë të Përgjithshme Teknike, Sektori për Çështje Juridike, Financiare, Administrative dhe Punë të Përgjithshme (1) ekzekutues.

Kushtet e përgjithshme:
– Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Të përdorë aktivisht gjuhën maqedonase;
– Të jetë në moshë madhore;
– Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
– Me vendim gjyqësor të formës së prerë të mos i jetë shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushtet e veçanta:
– Të ketë nivelin e kualifikimit V-A ose nivelin e kualifikimit IV, sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve, si dhe të paktën 180 ose 240 kredite sipas Sistemit Evropian të Krediteve për Arsimin dhe Trajnimin Profesional (ECVET) ose Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve (MKK), ose së paku arsim të lartë të shkurtër apo arsim të mesëm;
– Të ketë së paku tre (3) vjet përvojë pune.
Kompetencat e përgjithshme të punës:
– Zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve për çështjet që i përkasin fushës së vet të veprimit;
– Të nxënit dhe zhvillimi;
– Komunikimi;
– Arritja e rezultateve;
– Bashkëpunimi me të tjerët/puna në ekip;
– Vetëdija strategjike;
– Orientimi drejt palëve dhe palëve të interesuara;
– Menaxhimi financiar.
Kompetencat e veçanta të punës:
– Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyrtare dhe administrative;
– Njohuri aktive të njërës prej tri gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht).
Orari i punës:
– Ditët e punës: e hënë – e premte;
– Orari javor i punës: 40 orë;
– Orari ditor i punës: nga ora 07:30/08:30 deri në orën 15:30/16:30.
Paga neto: 40.203,00 denarë.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
– Vërtetim për shtetësi;
– Dëshmi për aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës (vërtetim mjekësor), të lëshuar nga mjek specialist i mjekësisë së punës;
– Dëshmi se nuk u është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– Dëshmi – vërtetim ose diplomë për nivelin e përfunduar të arsimit;
– Dëshmi/vërtetim për përvojën e punës (vërtetim nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut – APRMV);
– Dëshmi/certifikatë për njohjen e një gjuhe të huaj;
– Dëshmi/certifikatë për njohjen e programeve kompjuterike për punë zyrtare dhe administrative.
Kandidatët janë të obliguar të dorëzojnë aplikacionin dhe dëshmitë për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës, në origjinal ose në kopje të vërtetuar nga noteri.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që i plotësojnë kushtet e përcaktuara për aplikim. Kushtet e përcaktuara në shpallje duhet të përmbushen nga kandidatët në momentin e aplikimit.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, është tre (3) ditë pune.

Aplikacioni, së bashku me dokumentacionin përkatës, duhet të dorëzohet në arkivin e Institucionit Kombëtar – Qendra Kombëtare e Konservimit, Shkup, ose të dërgohet me postë në adresën e mëposhtme:

Rr. Josif Mihajlloviq nr. 7, 1000 Shkup, me shënimin: „PËR SHPALLJEN PËR PUNËSIM NR. 04/2026“.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar nuk do të shqyrtohen.

Verifikimin e aplikacioneve dhe të dokumentacionit përkatës, si dhe intervistimin e kandidatëve të paraqitur, do ta realizojë Komisioni kompetent, i formuar për zhvillimin e procedurës së punësimit.

Për kandidatët që e kalojnë me sukses procedurën e verifikimit të vlefshmërisë së dokumentacionit, do të organizohet intervistë, për të cilën kandidatët do të njoftohen me kohë lidhur me datën, orën dhe vendin e mbajtjes së saj.

Përzgjedhja do të bëhet në varësi të numrit të kandidatëve të paraqitur, por jo më vonë se afati i përcaktuar në nenin 23, paragrafi (2), të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës.

Vendimi për përzgjedhjen e kandidatit do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Institucionit Kombëtar – Qendra Kombëtare e Konservimit, Shkup, dhe do t’u dorëzohet të gjithë kandidatëve të paraqitur, në përputhje me ligjin.

Me kandidatin e përzgjedhur do të lidhet kontratë pune me kohë të caktuar, deri më 31.12.2026.

Të gjitha informacionet e dorëzuara do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale.

Institucioni Kombëtar – Qendra Kombëtare e Konservimit, Shkup

DREJTOR,

mr. Aleksandar Jordanoski

You may also like...