URIME MUZEUT TË HISTORISË NATYRORE TË MAQEDONISË ME RASTIN E 100-VJETORIT TË THEMELIMIT

Më 26 tetor 2026, në Teatrin Popullor Maqedonas – Shkup, u mbajt një akademi solemne me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Muzeut të Historisë Natyrore të Maqedonisë, një institucion që prej një shekulli punon me përkushtim në studimin, dokumentimin dhe ruajtjen e pasurisë natyrore të vendit tonë.

Në akademinë solemne morën pjesë drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup, mr. Aleksandar Jordanoski, Dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane arti – këshilltare për konservim dhe drejtuese e Sektorit për Hulumtim dhe Projektim Konservues të Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme, mr. Vlado Mukovski, piktor – këshilltar për konservim dhe drejtues i Sektorit për Konservim dhe Restaurim, si dhe mr. Eleonora Panzova, piktore – konservuese.

Me koleksionet e pasura në fushat e gjeologjisë, paleontologjisë, botanikës, zoologjisë dhe entomologjisë, të cilat përfshijnë një numër jashtëzakonisht të madh ekzemplarësh muzeorë, Muzeu i Historisë Natyrore të Maqedonisë përbën një institucion të rëndësishëm për veprimtarinë kërkimore-shkencore, arsimin dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore. Veprimtaria e tij njëshekullore dëshmon përkushtimin e brezave të shkencëtarëve, kuratorëve muzeorë, preparatorëve dhe studiuesve, të cilët kontribuojnë në studimin dhe promovimin e biodiversitetit dhe të vlerave natyrore të vendit.

Gjatë akademisë solemne, drejtorit, mr. Aleksandar Jordanoski, iu nda një pllakë mirënjohjeje, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për kontributin e veçantë në zhvillimin e Muzeut të Historisë Natyrore.

Muzeut të Historisë Natyrore të Maqedonisë i përcjellim urimet tona më të sinqerta me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, duke i dëshiruar punë të suksesshme, arritje të reja shkencore dhe vazhdim të misionit të tij të rëndësishëm në studimin, prezantimin dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore për brezat e ardhshëm.

Gëzuar jubileun – 100 vjet përkushtim ndaj shkencës dhe trashëgimisë natyrore!

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane arti – këshilltare për konservim për trashëgiminë artistike të periudhës bizantine dhe pasbizantine (shek. IX–XVIII) dhe drejtuese e Sektorit për Hulumtim dhe Projektim Konservues të Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme.

005

Image 5 of 9

You may also like...