RINOVIMI I KULLËS SË SAHATIT NË TETOVË

Më 16 korrik 2026, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, këshilltari shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Afet Jashari, si dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit, mr. Aleksandar Jordanski, vizituan aktivitetet e nisura për rinovimin e Kullës së Sahatit në Tetovë.

Më 10 dhjetor 2025, Komuna e Tetovës dhe Qendra Kombëtare e Konservimit nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim profesional, i cili ka të bëjë me vlerësimin, kategorizimin, rindërtimin, revitalizimin dhe mbrojtjen e integruar të pasurisë së paluajtshme të evidentuar – Kullës së Sahat në Tetovë.

 

Qendra Kombëtare e Konservimit kishte realizuar më parë kërkime arkeologjike në vendndodhjen e Kullës së Sahatit, në dhjetor të vitit 2005 dhe mars të vitit 2006, gjatë të cilave u zbuluan parametrat stratigrafikë të lokalitetit. Në vitin 2016, institucioni kombëtar përgatiti Projektin Bazë për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë, duke përfshirë edhe një animacion kompjuterik, i cili megjithatë duhet t’i nënshtrohet një rishikimi.

 

Që nga e hëna, 13 korrik 2026, Qendra Kombëtare e Konservimit, me lejen e marrë nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, po zhvillon kërkime shtesë mbrojtëse arkeologjike si aktivitet jashtë programit vjetor të institucionit, përkatësisht jashtë Programit Vjetor për realizimin e interesit kombëtar në kulturë për vitin 2026. Qëllimi është hulumtimi i mëtejshëm i themeleve të -Kullës së Sahatit, me synim vlerësimin e saj, regjistrimin si pasuri e paluajtshme e mbrojtur, si dhe garantimin e stabilitetit statik të objektit.

 

Bëhet fjalë për një gërmim arkeologjik mbrojtës jashtëzakonisht kompleks, duke pasur parasysh se lokaliteti ndodhet në një zonë urbane dhe pranë një rruge me qarkullim, si dhe mbi një rrjet kabllosh elektrike të tensionit të lartë, rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, gjë që kërkon kujdes maksimal gjatë punimeve.

Mjetet financiare për këtë projekt sigurohen nga Këshilli i Komunave Turke në Botë dhe nga vetë Komuna e Tetovës.

 

Udhëheqëse e kërkimeve mbrojtëse arkeologjike është mr. Marina Shojleva, arkeologe – konservuese e lartë. Në ekip marrin pjesë gjithashtu: mr. Luiza Nevzati, inxhiniere e diplomuar e arkitekturës – konservuese e lartë, Igor Tolevski, arkeolog – kurator, Dejan Stanoev, teknik konservimi, Kiril Denkovski, arkeolog (bashkëpunëtor i jashtëm), dhe Viktor Irvin Ivanov, fotograf.

SaatKulaTetovo_-7265

Image 1 of 17

You may also like...