Hapja solemne e Shtëpisë Përkujtimore të restauruar të Kryengritjes së Razllovcit

Të nderuar,

Me nder të veçantë dhe respekt të thellë, ju ftojmë në hapjen solemne të Shtëpisë Përkujtimore të restauruar të Kryengritjes së Razllovcit, një vend që dëshmon për qëndresën, sakrificën dhe kujtesën historike të popullit maqedonas.

Në vitin kur shënohen 150 vjet nga Kryengritja e Razllovcit (1876 – 2026), një nga simbolet më të rëndësishme të mendimit revolucionar maqedonas dhe aspiratës për liri,
Shtëpia Përkujtimore e restauruar rihap dyert e saj si një hapësirë kujtese, dinjiteti dhe trashëgimie kombëtare.

📍 f. Razllovc
📅 19 maj 2026 (e martë)
🕚 ora 11:00

Projekti është realizuar nga Qendra Kombëtare e Konservimit, si pjesë e Programit Vjetor për realizimin e interesit kombëtar në kulturë për vitin 2026, me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, si dhe është pjesë e prioriteteve qeveritare në segmentin e objektivave strategjike për trashëgiminë kulturore.

Prania juaj do të përbëjë një nder të veçantë në shënimin e këtij jubileu të rëndësishëm dhe në përkujtimin e përbashkët të një prej kapitujve më të ndritshëm të historisë sonë revolucionare.

Me respekt,

doc. mr. Aleksandar Jordanoski,

drejtor i Qendrës Kombëtare të Konservimit

 Свечено отворање на обновениот Спомен-дом на Разловечкото востание, место кое сведочи за непокорот, жртвата и историската меморија на македонскиот народ.

ВИДЕО

You may also like...