Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “GREDIT 2026 – Green Development, Green Infrastructure, Green Technology”

IN Qendra Kombëtare e Konservimit mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “GREDIT 2026 – Green Development, Green Infrastructure, Green Technology”, e zhvilluar në Shkup, në ambientet e Fakultetit për teknologji dhe metalurgji, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, më 27 prill 2026. Konferenca mblodhi ekspertë, studiues dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, duke ofruar një platformë të rëndësishme për diskutimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, teknologjitë e gjelbra dhe menaxhimin e mjedisit.

Institucioni ynë u përfaqësua nga mr. Lulzime Prusi Agai, inxhiniere e kimisë/konservuese këshilltare, mr. Zarije Amdiu Rexhepi, piktore / konservuese këshilltare, Mirjana Topuzovska, arkitekte/konservuese e lartë, , si dhe Zana Muhaxhiri Ramadani, koordinatore e bashkëpunimit ndërkombëtar. 

Një vëmendje e veçantë iu kushtua temave që lidhen me trashëgiminë kulturore, përfshirë rolin e saj në ndërtimin e identitetit dhe kujtesës kolektive, si dhe sfidat e ruajtjes në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm. 

Gjatë punimeve të konferencës, përfaqësueset tona ndoqën edhe sesione të ndryshme shkencore, përfshirë ato që trajtonin ndotjen e ajrit në Shkup përmes modeleve digjitale, si dhe sesionin “Environmental Ideas for the Future”, ku u prezantuan tema mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve, përdorimin e kimisë së gjelbër, ndikimin e inteligjencës artificiale në ripërdorimin e ujit dhe qasjet bashkëkohore në arkitekturën e qëndrueshme.

Pjesëmarrja në këtë konferencë përbën një mundësi të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe për avancimin e njohurive profesionale, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përmirësimin e praktikave të konservimit në përputhje me zhvillimet bashkëkohore.

 

Përgatiti:

  • Lulzime Prusi Agai
  • Zana Muhaxhiri Ramadani
  • Zarije Amdiu Rexhepi

IMG_6549

Image 4 of 4

You may also like...