PJESËMARRJE NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE ART READINGS 2026 NË SOFJE, NË REPUBLIKËN E BULLGARISË

Në periudhën nga 16 deri më 18 prill 2026, në Sofje u mbajt konferenca ndërkombëtare shkencore ART READINGS 2026, e organizuar nga Instituti për Studime të Artit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Edicioni i këtij viti u realizua në kuadër të modulit OLD ART MODULE – CHRONOS AND TOPOS, kushtuar hulumtimit të marrëdhënies ndërmjet kohës dhe hapësirës në art, simbolikës, domethënies dhe ndërveprimit të tyre në kontekste të ndryshme historike dhe kulturore.

Në konferencë morën pjesë më shumë se 50 studiues nga Bullgaria, Republika e Maqedonisë së Veriu, Greqia, Serbia, Rumania, Shqipëria, Polonia dhe Kanadaja.

Në konferencë mori pjesë edhe dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit, këshilltare për konservim – punonjëse profesionale për trashëgimi artistike nga periudha bizantine dhe postbizantine (shek. IX–XVIII) në Departamentin për Trashëgimi Artistike, Sektori për Hulumtim dhe Projektim Konservues të Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme në Qendrën Kombëtare të Konservimit – Shkup.

Spahiu Jançevska u paraqit me prezantimin me temë: “The Roaring Image: The Lion across Time and Space in Byzantine Visual Culture”. Në përputhje me temën e konferencës, prezantimi u përqendrua në motivin dhe kuptimin e luanit në kohë dhe hapësirë në kulturën vizuale bizantine, me theks të veçantë në shembujt nga Maqedonia. U shqyrtuan dhe u interpretuan paraqitje dhe skena nga Bazilika Ipeshkvore në Stobi, Plaoshniku në Ohër, pllakat relievore qeramike nga Vinica, si dhe nga shumë kisha dhe manastire në Shkup, Ohër, Veles, Kumanovë, Strumicë, Banjan, Petralicë, Rankovcë, Lesnovë, Poloshki, Topliçki, Zhurçe, Kuçevishte, Oreovec dhe të tjera.

→ Shikoni prezantimin

Në kuadër të konferencës, ajo kishte edhe rolin e moderatores së një prej sesioneve, duke dhënë kështu një kontribut shtesë në nivelin e lartë profesional të ngjarjes.

→ Linku i sesionit

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska

Fotografi: mr. Aleksandar Jordanoski, dr. Aleksandar Vasilevski

Burimi: Instituti për Studime të Artit / Institute of Art Studies

 
Извор: Институт за изследване на изкуствата/Institute of Art Studies

1-Официјален-постер-на-настанот

Image 1 of 11

You may also like...