RIKTHEHET AUTENTICITETI I KONAKUT TË VJETËR NË MANASTIRIN E LESHKËS NGA RILINDASI KIRIL PEJÇINOVIÇ

Më 3 prill 2026, drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit, mr. Aleksandar Jordanoski, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, zhvilluan një vizitë pune në Konakun e Vjetër në kompleksin manastiror Shën Athanasi në Leshkë, me qëllim inspektimin e drejtpërdrejtë të punimeve aktuale konservuese-restauruese.

Punimet po zhvillohen në kuadër të fazës së shtatë të projektit. Punohet në mënyrë të vazhdueshme, me dinamikë të përcaktuar dhe në përputhje të plotë me dokumentacionin e miratuar të projektit. Bëhet fjalë për një proces kompleks që përfaqëson vazhdim të aktiviteteve të nisura më herët për stabilizimin dhe mbrojtjen e objektit.

Në këtë moment po realizohen ndërhyrje murature në muret e fasadës, ku po ndërtohet një mur konstruktiv i brendshëm tip “sanduiç”, i përbërë nga blloqe qeramike dhe një shtresë termoizoluese prej leshi mineral me trashësi 15 cm. Ky sistem është i lidhur mekanikisht me murin ekzistues përmes ankorave të vendosura në bashkimet e llaçit, duke siguruar forcim konstruktiv, por edhe përmirësim të karakteristikave funksionale dhe energjetike të objektit. Këto ndërhyrje po realizohen në të dy nivelet e konakut.

Paralelisht me këtë, në periudhën në vijim është paraparë prodhimi dhe instalimi i një stolari të plotë fasade, që përfshin 116 dritare druri të tipeve dhe formateve të ndryshme, si dhe prodhimin e një dere hyrëse masive prej druri dhe punime të tjera në fasadë, në përputhje me detyrimet kontraktuale me kompaninë, por edhe me pamjen autentike dhe vlerat tradicionale të objektit.

Të gjitha aktivitetet realizohen nën mbikëqyrje të vazhdueshme profesionale konservuese, me monitorim të rregullt të punimeve dhe dhënie udhëzimesh dhe saktësimesh teknike, si dhe me zbatim të përpiktë të parimeve konservuese. Qëllimi përfundimtar është ruajtja e autenticitetit dhe integritetit të këtij objekti, i cili përfaqëson një trashëgimi të rëndësishme kulturore.

Këto aktivitete realizohen me mbështetje të plotë financiare nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, si pjesë e programit dyvjeçar të Qendrës Kombëtare të Konservimit. Shuma totale e projektit është rreth 6.000.000 denarë.

Përgatiti:
mr. Luiza Nevzati, inxh. dipl. ark. – konservuese e lartë

image00014

Image 14 of 19

You may also like...