Rezultatet e kërkimeve konservuese dhe mbrojtjes së drejtpërdrejtë të publikuara në një përmbledhje ndërkombëtare

Doli nga shtypi përmbledhja kushtuar anëtares korresponduese, prof. dr. të Shkencave të artit, Ivanika Gergova. Libri “Historia e artit si thirrje” përmban punime shkencore kushtuar një prej studiuesve më të shquara bashkëkohorë në historinë e artit bullgar, prof. dr. Ivanika Gergova, anëtare korresponduese e Akademisë Bullgare të Shkencave. Libri është botuar me rastin e 70-vjetorit të lindjes së saj dhe përmbledh kërkime nga fusha të ndryshme të shkencave humane (historia e artit, historia, filologjia, antropologjia kulturore, folkloristika etj.).

Autorët e punimeve janë studiues nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia, Polonia, Rumania, Rusia etj. Botimi është përgatitur nga një ekip i Institutit për Kërkime të Artit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Në libër është botuar edhe një punim i dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit, këshilltare për konservim – specialiste për trashëgimi artistike nga periudha bizantine dhe pasbizantine (shek. IX–XVIII) në Departamentin e trashëgimisë artistike, Sektori për kërkime dhe projektim konservues të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në Qendrën Kombëtare të Konservimit – Shkup.

Titulli i punimit është “Ikonat dhe ikonostasi i kishës Shën Gjergji Fitimtari në Nagoriçan të Ri”. Punimi është rezultat i kërkimeve konservuese të realizuara me qëllim përgatitjen e projekteve për konservim dhe restaurim. Këto aktivitete, dhe veçanërisht mbrojtja e drejtpërdrejtë, u realizuan plotësisht dhe me sukses nga ekipi profesional i Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup, në periudhën nga 2018 deri 2023.

Kërkimet konservuese, përgatitja e projekteve për konservim dhe restaurim, si dhe mbrojtja e drejtpërdrejtë, për shkak të numrit të madh të veprave, shtrirjes së ndërhyrjeve dhe kompleksitetit të punës, u ndanë në tri faza gjatë një periudhe pesëvjeçare. Drejtuese e kërkimeve konservuese dhe projekteve ishte dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit dhe këshilltare për konservim, ndërsa drejtuese e mbrojtjes së drejtpërdrejtë ishte mr. Nevenka Veliçkovska, piktore dhe këshilltare për konservim. Në realizimin e aktiviteteve morën pjesë edhe persona të tjerë, dhe përveç anëtarëve të ekipit profesional, të gjithë të përfshirët janë përmendur me emër në punim.

Ndërhyrjet janë kryer me pëlqimin dhe bekimin e e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Kumanovës dhe Osogovës, z. dr. Grigorij (Nasteski), nga Dioqeza Kumanovë–Osogovë. Aktivitetet janë realizuar me mjete financiare të miratuara dhe të dhëna nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Kërkimet konservuese dhe sidomos mbrojtja e drejtpërdrejtë kurorëzohen pikërisht me këtë punim kushtuar konstruksionit të ikonostasit dhe ikonave të kishës Shën Gjergji Fitimtari në Nagoriçan të Ri. Ikonostasi i lartë përbëhet nga tri zona, në të cilat janë vendosur ikonat. Mbi hyrjen qendrore është shënuar viti 1872 dhe emri i administratorit të kishës Krste Axhin. Në disa prej ikonave janë ruajtur mbishkrime nga të cilat mësohen emrat e dhuruesve, si dhe firmat e dy piktorëve (ikonografëve) nga Dibra, Veno dhe Zafir, të cilët i kanë pikturuar ikonat ndërmjet viteve 1868 dhe 1873.

Përveç pjesëmarrjes së këtij tandemi piktorësh, në disa ikona vërehet edhe dora, përkatësisht gjuha piktorike e tre piktorëve të tjerë, gjë që sugjeron se në ikonostas kanë punuar gjithsej pesë piktorë në periudha të ndryshme kohore. Një pjesë e ikonave i kemi atribuar vëllezërve Petar dhe Anastas (Naçe) Nikolovi nga Velesi, ndërsa piktori i pestë mendohet të jetë Teodosij nga Velesi. Ikonostasi është punuar dhe kompletuar në periudhën 1868–1884.

Publikimi i këtij punimi në një përmbledhje shkencore ndërkombëtare paraqet një kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen, studimin dhe vlerësimin e trashëgimisë artistike të shekullit XIX në territorin e Maqedonisë. Njëkohësisht, punimi konfirmon rolin e Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup si institucion udhëheqës dhe qendror në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, puna profesionale dhe shkencore e së cilës sjell njohuri të reja dhe promovimin e tyre në hapësirën ndërkombëtare shkencore.

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska
Fotografi: Igor Kavkaleski, Nevenka Veliçkovska, Jehona Spahiu Jançevska

Процеси на непосредната заштита – двослојно сликарство

Image 15 of 28

You may also like...