Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi për restaurimin e Kullës së Sahatit në Tetovë

Më 10.12.2025, në Komunën e Tetovës, drejtori i Qendrës kombëtare të konservimit, mr. Aleksandar Jordanoski, dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim profesional, i cili ka të bëjë me vlerësimin, kategorizimin, rindërtimin, revitalizimin dhe mbrojtjen e integruar të pasurisë së paluajtshme të evidentuar –Kullës së Sahatit në Tetovë. Në nënshkrimin e Memorandumit mori pjesë edhe zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani. Mjetet financiare për këtë projekt sigurohen përmes Këshillit të Komunave Turke në Botë dhe vetë Komunës së Tetovës.

Sipas të dhënave në dispozicion, Kulla e Sahatit në Tetovë përmendet për herë të parë në një dokument zyrtar të vakëfit, e hartuar në periudhën nga 30 nëntori deri më 9 dhjetor 1608, sipas së cilës ndërtimi i saj datohet ndërmjet viteve 1566 dhe 1576. Në vitin 1822 ajo është restauruar nga Rexhep Pasha. Ky objekt profan i trashëgimisë ndërtimore islame ka funksionuar deri në vitin 1933, kur është shembur për shkak të nevojave të planeve urbanistike të asaj kohe.

Qendra kombëtare e konservimit, në vendndodhjen e Kullës së Sahatit, gjatë dhjetorit të vitit  2005 dhe marsit 2006 ka realizuar hulumtime arkeologjike, gjatë të cilave janë zbuluar parametrat stratigrafikë, ndërsa në vitin 2016, nga ky institucion kombëtar është përgatitur Projekti Bazë për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë.

Memorandumi i nënshkruar është një tregues pozitiv i qasjes ndaj trashëgimisë kulturore dhe i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.

Тетово СААТ КУЛА_018

Image 6 of 10

Потпишување Mеморандум за соработка за обнова на Саат-култата во Тетово, м-р Александар Јорданоски, директор на Националниот конзерваторски центар и , Биљал Касами, градоначалник на Општина Тетово

You may also like...