Vizitë në Dioqezën Dibër–Kërçovë
Më 2 dhjetor 2025, drejtori i Qendrës kombëtare të konservimit në Shkup, mr. Aleksandar Jordanoski, së bashku me Ljupço Tanurovski, dokumentues, realizuan një takim me Shkëlqesinë e Tij të Lartë, z. Gjorgji, Mitropolit i Dioqezes Dibër–Kërçovë.
Institucioni kombëtar në një pjesë të kësaj dioqeze ka kompetencë territoriale, si në: Kërçovë, Dibër, Mavrovë, Rostushë si dhe Qendër-Zhupë. Takimi kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve të institucionit për vitin 2026 në fushën e trashëgimisë kulturore sakrale në territorin përkatës, konkretisht lidhur me fragmentet e afreskeve nga Knezhina.
Gjithashtu, drejtori realizoi një takim edhe me arkimandritin Nektarij, Kryepeshkop i Manastirit të Shën Naumit, me ç’rast u njoh me gjendjen e pikturës murale në kishën e manastirit të Shën Kryeengjëllit Mihail, si dhe me idenë për vendosjen e një ekspozite muzeale të përhershme, e cila do të paraqesë kronologjinë e këtij kompleksi manastiror.
Fotografitë: Ljupço Tanurovski





