Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet QKK – Shkup dhe Dioqezës së Kumanovës dhe Osogovës

Më 1 dhjetor 2025, drejtori i Qendrës kombëtare të konservimit – Shkup, mr. Aleksandar Jordanoski, së bashku me dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit, këshilltare konservatore, realizuan një takim zyrtar me Shkelqesinë e Tij të Lartë, Mitropolitin e Kumanovës dhe Osogovës, z. dr. Grigorij.

Takimi u mbajt në Katedralen Mitropolitane “Shën Nikolla” në Kumanovë.

Duke pasur parasysh se objektet fetare në pronësi të Dioqezes së Kumanovës dhe Osogovës ndodhen brenda kompetencës territoriale të institucionit në lidhje me mbrojtjen e tyre, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet DKO-së dhe QKK-së – Shkup janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Ndër to përfshihen tempujt Shën Gjergji në Nagoriçan të Vjetër, Fjetja e Hyjlindëses së Shenjtë në Mateç, Shën Nikolla në Psaçë, Shën Gjergji Fitimtar në Nagoriçan të Ri, Manastiri i Karpinos, Katedralja Mitropolitane Shën Nikolla në Kumanovë, Manastiri i Shën Joakim Osogovskit dhe shumë objekte të tjera sakrale.

Në kuadër të bisedimeve u shqyrtuan çështje që lidhen me efikasitetin në lëshimin e pëlqimeve dhe lejeve për hulumtime konservatore dhe mbrojtje të drejtpërdrejtë, si dhe me kujdesin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve fetare. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për një bashkëpunim edhe më intensiv dhe sistematik ndërmjet institucionit amë dhe dioqezës, si një parakusht i domosdoshëm për mbrojtjen, prezantimin dhe qëndrueshmërinë e suksesshme të trashëgimisë sakrale.

Angazhimet e përbashkëta vazhdojnë në drejtim të avancimit të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë së pasur shpirtërore dhe kulturore të rajonit.

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska

Kumanovo_004

Image 4 of 4

You may also like...