Mirënjohje dhe respekt për znj. mr. Cvetanka Haxhi Pecova me rastin e pensionimit të saj

Më 17 nëntor 2025, znj. mr. Cvetanka Haxhi Pecova, inxhiniere e diplomuar e arkitekturës, këshilltare konservatore dhe udhëheqëse shumëvjeçare e Sektorit për hulumtim dhe projektim konservator të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në Qendrën kombëtare të konservimit – Shkup, del në pensionin e merituar.

Me këtë rast, u organizua një ceremoni solemne nga drejtori mr. Aleksandar Jordanoski, së bashku me punonjësit e institucionit, gjatë së cilës asaj iu shprehën mirënjohje dhe respekt i veçantë për punën e saj shumëvjeçare, profesionalizmin dhe kontributin në avancimin e veprimtarisë konservatore.

Cvetanka Haxhi Pecova ia kushtoi të gjithë rrugëtimin e saj profesional mbrojtjes, konservimit dhe afirmimit të trashëgimisë ndërtimore maqedonase. Puna, njohuritë dhe përkushtimi i saj lanë gjurmë të thella në zhvillimin e praktikave konservatore dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të QKK-së – Shkup. Njohuritë, përvoja dhe mbështetja e saj do të jenë me rëndësi të jashtëzakonshme edhe për punën e mëtejshme dhe zhvillimin profesional të institucionit.

Gjatë karrierës së saj shumëdekadëshe, ajo drejtoi projekte të shumta me rëndësi të veçantë, ndër të cilat rindërtimin e kishës tërësisht të shkatërruar “Shën Athanasi” në Manastirin e Leshkës (2003–2006), me mbështetje nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, si dhe konservimin, restaurimin dhe revitalizimin e kishave “Shën Gjergji” në Nagoriçan të Vjetër, “Shën Nikolla” në Psaçë, “Shën Maria” në Drenovë dhe shumë të tjera. Përmes angazhimit të saj profesional, ajo dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të ndërtimit.

Me angazhimin e saj profesional dhe vizionar, Haxhi Pecova kontribuoi edhe në përgatitjen e dokumenteve kyçe të karakterit planifikues, si Strategjia kombëtare për trashëgiminë lulturore, Ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Plani hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, ajo ka qenë anëtare e Këshillit kombëtar për trashëgiminë kulturore.

Koleges sonë mr. Cvetanka Haxhi Pecova i shprehim mirënjohje të sinqertë për bashkëpunimin shumëvjeçar, kolegialitetin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të pakursyer në avancimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Me urimet më të mira për ditë të pëmbushura me shëndet e gëzim në kapitullin e ri të jetës.

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska

Fotograf: Viktor Irvin Ivanov

Penzioniranje_-0229

Image 1 of 15

You may also like...