Vizitë pune e drejtorit gjatë realizimit të vështrimeve profesionale

Më 14 nëntor 2025, drejtori i Qendrës kombëtare të konservimit – Shkup, z. mr. Aleksandar Jordanoski, realizoi një vizitë pune së bashku me ekipin profesional gjatë zbatimit të vështrimeve profesionale. Bëhet fjalë për realizimin e aktivitetit Vështrime profesionale mbi gjendjen e pasurive kulturore të paluajtshme të regjistruara dhe të evidentuara, si dhe të objekteve sipas funksionit, në territorin e Komunës së Kumanovës, Komunës së Staro Nagoriçanes dhe Komunës së Rankovcit, përkatësisht pasuritë kulturore që ndodhen nën juridiksionin territorial të institucionit.

Vështrimet profesionale realizohen në kuadër të Programit Vjetor të Punës për vitin 2025 të Qendrës kombëtare të Konservimit – Shkup, i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Ekipi profesional përbëhet nga: dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit, konservatore këshilltare, udhëheqëse e ekipit profesional; mr. Nevanka Veliçkovska, piktore, konservatore këshilltare, anëtare; mr. Vlado Mukovski, piktor, konservator këshilltar, anëtar; dr. Mishko Tutkovski, historian arti, dokumentarist këshilltar, anëtar; mr. Luiza Nevzati, inxhiniere e diplomuar e arkitekturës, konservatore e lartë, anëtare; Igor Kuzmanovski, inxhinier i diplomuar i arkitekturës, konservator, anëtar dhe Eleonora Panzova, piktore, konservatore, praktikante.

Qëllimi i vizitës së punës ishte që drejtori të njihej nga afër me ecurinë e aktiviteteve në terren dhe me gjendjen e pasurive të paluajtshme të mbrojtura dhe të objekteve sipas funksionit, me qëllim të planifikimit dhe zbatimit më efikas të masave të ardhshme për konservimin dhe restaurimin e tyre, përkatësisht për mbrojtjen dhe afirmimin e tyre.

Në kuadër të vizitës, drejtori Jordanoski zhvilloi një takim edhe me priftin famullitar Dejan Apostollovski, me të cilin u diskutua për rëndësinë e kujdesit dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të objekteve të kultit. Në këtë kontekst u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare si parakusht i domosdoshëm për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e trashëgimisë sakrale.

Drejtori Jordanoski theksoi rëndësinë e zbatimit të rregullt të vështrimeve profesionale si pjesë ligjore dhe thelbësore e veprimtarisë bazë të institucionit, përmes të cilave mundësohet ndjekja dhe vlerësimi sistematik i gjendjes së trashëgimisë kulturore të paluajtshme. Në bazë të të dhënave të marra do të dalin dhe do të përcaktohen udhëzime dhe prioritete për programimin e programeve të ardhshme vjetore.

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska
Fotografi: dr. Mishko Tutkovski, mr.Nevanka Veliçkovska, dr. Jehona Spahiu Jançevska

2

Image 4 of 5

You may also like...