Konservimi i pikturës murale të kishës Hyjlindësja

Vazhdon konservimi i pikturës murale të kishës Hyjlindësja, në fshatin Leshkë, ku është zbuluar shtresa e tretë më e vjetër e afreskeve, e cila dëshmon për vazhdimësinë shumë-shekullore të këtij lokacioni historik.

Punimet konservuese–restauruese zhvillohen nën udhëheqjen e këshilltarit për konservim të pikturës murale, Gligorço Mukaetov, ndërsa pjesë e ekipit profesional janë:

  1. Darko Nikollovski – historian arti, këshilltar për konservim;

Orhan Osmani – konservues i mozaikut;

  1. Eleonora Panzova – konservuese për pikturë murale.

 

Fazat e ardhshme do të përfshijnë vazhdimin e ndërhyrjeve konservuese në pjesën e absidës, si dhe në konkën jugore dhe veriore. Në këto pjesë, gjatë fazave të mëparshme, ishte evidentuar numri më i madh i dëmtimeve, duke pasur parasysh se procesi i ndarjes së shtresave ishte i vështirë. Fillimisht u punua në heqjen e pikturës murale të dëmtuar përmes metodave kimike, ndërsa pjesët që nuk u hoqën në këtë mënyrë, u trajtuan me metoda mekanike. Të gjitha këto aktivitete konservuese–restauruese kanë për qëllim heqjen e pikturës murale të dëmtuar të shekullit XIX dhe prezantimin e plotë të pikturës më të vjetër nga shekulli XVII.

Përgatiti: mr. Eleonora Panzova

Fotografi: mr. Eleonora Panzova, Mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit, z. Josif

Leshok_-1000005274

Image 5 of 8

You may also like...