Vazhdimësi dhe përkushtim në mbrojtjen e kishës Shën Gjergji në Nagoriçan të Vjetër (vizitë pune)

Më 31 tetor 2025, drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup, mr. Aleksandar Jordanoski, së bashku me mr. Cvetanka Haxhi Pecova dhe dr. Jehona Spahiu Jançevska, realizuan një vizitë pune në kishën Shën Gjergji në Nagoriçan të Vjetër, një nga përfaqësueset më mbresëlënës dhe më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, artistike dhe shpirtërore mesjetare në territorin maqedon. Në këtë pasuri të paluajtshme me rëndësi të jashtëzakonshme po kryhet mbrojtja e drejtpërdrejtë e arkitekturës, konkretisht e gurit të fasadës, si dhe e pikturës monumentale murale.

Udhëheqëse e punimeve konservuese-restauruese në arkitekturë është mr. Cvetanka Haxhi Pecova, arkitekte, këshilltare për konservim, ndërsa mbrojtjen e drejtpërdrejtë të pikturës murale e udhëheq mr. Vlado Mukovski, piktor, këshilltar për konservim. Në ekipin profesional për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale merr pjesë edhe dr. Jehona Spahiu Jançevska, historiane e artit, këshilltare për konservim, ndërsa në ekipe janë të përfshirë edhe profesionistë të tjerë nga Qendra Kombëtare e Konservimit – Shkup.

Drejtorit Jordanoski iu prezantua historia dhe rëndësia e kishës, si dhe ecuria e punimeve konservuese-restauruese, me theks të veçantë mbi metodat e aplikuara dhe proceset komplekse të mbrojtjes së drejtpërdrejtë. Këto aktivitete burojnë nga hulumtimet konservuese  dhe nga përgatitja e projekteve për konservimin dhe restaurimin e arkitekturës, të pikturës murale, të ikonostasit prej guri dhe të ikonave murale, si dhe të monumenteve funerare prej guri, të realizuara në kuadër të Grantit Direkt për projektin “Konservimi dhe revitalizimi i kompleksit kulturor-turistik ‘Shën Gjergji’ –Nagoriçan i Vjetër”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Punimet në terren përfaqësojnë vazhdimësinë e aktiviteteve dhe përpjekjeve shumëvjeçare për mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të paluajtshme, duke konfirmuar nivelin e lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit në ruajtjen e autenticitetit dhe vlerës artistike të kësaj pasurie kulturore me rëndësi të jashtëzakonshme.

Të gjitha aktivitetet dhe ndërhyrjet e përmendura realizohen në kuadër të Programit Vjetor të Punës për vitin 2025 të Qendrës Kombëtare të Konservimit – Shkup, i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Përgatiti: dr. Jehona Spahiu Jançevska

Fotografi: Mishko Tutkovski, Jehona Spahiu Jançevska, Aleksandar Simonoviq, Nikola Martinovski (dron)

DCIM100MEDIADJI_0683.JPG

Image 1 of 26

Type=N, Mode=P, DE=None

You may also like...