Pjesëmarrja në ICCM-2025 në Athinë

Konferenca e pesëmbëdhjetë e Komitetit Ndërkombëtar për Konservimin e Mozaikëve (International Committee for the Conservation of Mosaics – ICCM) u organizua në Athinë në periudhën nga 19 deri më 24.10.2025. Në konferencë morën pjesë një numër i madh ekspertësh nga vende të ndryshme të botës, të cilët prezantuan hulumtimet e tyre në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë mozaike në gjashtë sesione me gjithsej 40 prezantime, të plotësuara me dy sesione posterësh dhe videosh, me gjithsej 35 postera të ekspozuar dhe 11 video.

Në këtë konferencë, Institucioni Kombëtar Qendra Kombëtare e Konservimit u përfaqësua nga dr. Mishko Tutkovski, i cili, në bashkautorësi me Tome Filov nga IK Stobi, prezantoi rezultatet e aktiviteteve konservatore-restauruese të mozaikëve të Pallatit Teodosian në Stobi, përmes posterit me titull: “Conservation of floor mosaics in the Theodosian palace at Stobi”. Përveç këtij punimi, dr. M. Tutkovski mori pjesë edhe si bashkautor në një punim që i referohet metodologjive të reja për dokumentimin e trashëgimisë mozaike. Prezantimi me titull “Extending a geoscience-informed rapid assessment tool to assess the condition of in-situ Roman mosaics” u realizua në bashkëpunim me Kristen Jones dhe George Bevan nga The Queen’s University – Kanada, si dhe Casey D. Allen dhe Kaelin Groom nga Arizona State University – SHBA.

Në kuadër të konferencës së ICCM-së, krahas prezantimit të punimeve profesionale, u organizuan edhe disa vizita studimore që përfshinë lokalitete arkeologjike dhe monumente të rëndësishme kulturore-historike në Athinë, si Akropoli, Agora e Athinës, Forumi Romak, kishat bizantine të Athinës dhe lokalitete të tjera arkeologjike dhe muze, si dhe një vizitë e organizuar në lokalitetet dhe muzetë në Korint dhe Patra.

Përgatiti: dr. Mishko Tutkovski

Atina-001

Image 1 of 5

You may also like...