Takim pune me kryetarin e Komunës së Kratovës

Më 13.10.2025, drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit, mr. Aleksandar Jordanoski, së bashku me përfaqësues profesionalë të institucionit, Mirjana Topuzoska, inxh. ark. e diplomuar, konservuese e lartë, dhe dr. Mishko Tutkovski, historian i artit, dokumentues i lartë, realizuan një takim pune me kryetarin e Komunës së Kratovës, Todorçe Nikollovski.

Komuna ngriti alarmin për gjendjen jashtëzakonisht të rëndë të dy urave që janë pjesë e tërësisë monumentale “Bërthama e Vjetër e Qytetit të Kratovës”, trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë – Ura e Jokçit dhe Ura e Arguliçit. Në kuadër të vizitës u krye edhe një inspektim i gjendjes së këtyre pasurive kulturore.

Në Draft-Programin Vjetor të Punës për vitin 2026 të Qendrës Kombëtare të Konservimit është paraparë hartimi i projekteve bazë për konservimin dhe restaurimin e këtyre pasurive kulturore të mbrojtura.

Mirjana Topuzoska

Foto: Mishko Tutkovski

Kratovo_003

Image 4 of 5

You may also like...