Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi

Më 17 shtator 2025 është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet IN Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muze – Strumicë dhe IN Qendra Nacionale e Konservimit – Shkup.

Kjo marrëveshje vendos kornizën për realizimin e Projektit Bazë për konservimin e pikturës murale (afreskeve) në kishën “Shën Konstantini dhe Elena” në fshatin Mokrinë. Projekti financohet nga Komuna e Novo Sellës. Zbatimi i tij do të fillojë në shtator 2025 dhe do të zgjasë deri në tetor 2027.

Me këtë hap konfirmojmë përkushtimin tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e vlerave shpirtërore dhe historike të rajonit tonë.

DRA-1

Image 4 of 4

You may also like...