TAKIM KOORDINUES ME QENDRAT DHE ENTET RAJONALE TË KONSERVIMIT
Më 2 shtator 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Konservimit u mbajt një takim koordinues me drejtorët e qendrave rajonale të konservimit nga Shkupi dhe Gostivari, si dhe me përfaqësues të enteve për mbrojtjen e monumenteve të kulturës nga Prilepi, Shtipi, Strumica, Manastiri dhe Ohri.
Qëllimi i takimit ishte rritja e komunikimit ndërinstitucional, me synim tejkalimin më të shpejtë dhe më efikas të obligimeve administrative që dalin nga procesi i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
U theksua se ofrimi i ndihmës profesionale, që buron nga Ligji për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, duhet të bëhet përmes komunikimit institucional drejtuar institucioneve, e jo individëve apo kërkesave për punonjës të caktuar, me qëllim ruajtjen e nivelit të profesionalizmit.
Sa i përket programeve dhe projekteve vjetore, si dhe aktiviteteve jashtë programit, u dakordua që ato të planifikohen në përputhje me kapacitetet e institucioneve dhe me kuadrin profesional në dispozicion.
Koordinimi i shtuar ndërmjet këtyre institucioneve pritet të çojë në realizimin më efikas të aktiviteteve të planifikuara, me qëllim rritjen e numrit të projekteve të realizuara në fushën e mbrojtjes, veçanërisht të trashëgimisë kulturore të paluajtshme, e cila paraqet bazë për zhvillimin e turizmit kulturor.
M-r Aleksandar Jordanoski
Drejtor NI Qendrës Kombëtare të Konservimit
photo: Ljupcho Tanurovski





