Qendra Kombëtare e Konservimit – Shkup pati nderin të mirëpriste në institucionin e saj historianen dhe kritiken franceze të artit, Ariane de Saint-Marcq.

Qëllimi i vizitës së Ariane de Saint-Marcq, si autore e monografisë „60 ICÔNES DE LA MÈRE DE DIEU : DORMITION-ASSOMPTION DU VIIE AU XVE SIÈCLES“, kushtuar Fjetjes së Virgjëreshës, të na prezantonte veprën e saj dhe qëllimin e saj për ta përkthyer atë vepër në gjuhën maqedonase.

Në librin e saj, autorja prezanton 60 paraqitje të Fjetjes së Virgjëreshës të realizuara në pikturën murale, gurë, fildish, dru apo pergamenë, të cilat janë mbledhur gjatë udhëtimeve të shumta studimore në Evropë, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, nga shekulli VII deri në shekullin XV, e deri në Rusi dhe Egjipt.

Për ne është veçanërisht interesant fakti që nga 60 shembujt e përzgjedhur të ilustruar në libër, 10 prej tyre janë nga kishat më të rëndësishme mesjetare të Maqedonisë së Veriut, gjë që kontribuon në masë të madhe për afirmimin e trashëgimisë sonë kulturore në kuadrin e hapësirës frankofone.

poseta_FRANCE_-5190

Image 2 of 22

You may also like...