Programi vjetor i punës i IK Qendrës Kombëtare të Konservimit për vitin 2026
Inspektime në terren (Vlerësimi i gjendjes)
- Inspektime profesionale të paplanifikuara për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të trashëgimisë kulturore të paluajtshme që është nën juridiksionin territorial të Qendrës Kombëtare të Konservimit.
Hartimi i projekteve konservuese
- Projekt bazë për konservimin dhe restaurimin e arkitekturës së kishës Shën Gjergji, Manastiri Poloshki në Liqenin e Tikveshit, Komuna e Kavadarit;
- Projekt për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale në kishën Shën Gjergji, Manastiri Poloshki në Liqenin e Tikveshit, Komuna e Kavadarcit;
- Projekt bazë për konservimin dhe restaurimin e Urës Jokshir në Kratovë (trashëgimi kulturore në rrezik);
- Projekt bazë për konservim dhe restaurim të Urës së Arguliqit në Kratovë;
- Projekt për konservim dhe restaurim të ikonave “Hyrja e Hyjlindëses në Tempull” dhe “Shën Nikolla” nga depoja e Manastirit të Bigorit, Shën Gjon Pagëzori.
2.1 Hulumtime konservuese
- Punime dhe analiza kërkimore në funksion të përgatitjes së projektit ndërtimor-konstruktiv për rindërtimin e objektit Shkolla e Vjetër, fshati Podvis, Kërçovë – faza II.
Zbatimi i punimeve për mbrojtje të drejtpërdrejtë
- Mbrojtje e drejtpërdrejtë – Kryerja e punimeve të mbrojtjes së menjëhershme. Realizimi i projektit për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale në kishën Shën Gjergji, fshati Nagoriçan i Vjetër;
- Mbrojtje e drejtpërdrejtë – realizimi i projektit bazë për konservim, restaurim dhe sanim të shtëpisë së Petko Despotovskit, fshati Jance, parcela kadastrale 419, KK Jance, Komuna Mavrovë dhe Rostushë;
- Mbrojtje e drejtpërdrejtë – punime konservuese-restauruese në ikonografinë e kishës Shën Shpëtimtari, fshati Nogaevc, Komuna Gradsko – faza IV;
- Mbrojtje e drejtpërdrejtë – konservimi i ikonës Shën Kryeengjëlli Mihail nga dera e proskomidiës në kishën Shën Ahili i Larisës, fshati Trebishtë, Komuna Mavrovë dhe Rostushë;
- Mbrojtje e drejtpërdrejtë – konservim dhe restaurim i Shtëpisë përkujtimore të Kryengritjes së Razllovecit, fshati Razllovc, Komuna Dellçevë – faza II;
- Mbrojtje e drejtpërdrejtë – konservim, restaurim, sanim dhe revitalizim i Konakut të Vjetër në Manastirin e Leshkës Shën Atanasi, në kompleksin manastiror të Leshkës, fshati Leshkë, Tetovë – vazhdimi i fazës VII;
- Mbrojtje e drejtpërdrejtë – realizimi i projektit për konservim dhe restaurim të ikonostasit në kishën Shën Ilija, fshati Bllatec, Vinicë – faza I (pjesa e parë), konservimi dhe restaurimi i Dyerve Mbretërore – dera jugore dhe veriore.
Hartimi i elaboratit për valorizim / revalorizim
- Elaborat për valorizimin e pasurisë së evidentuar të paluajtshme Posta e Vjetër, Tetovë;
- Elaborat për valorizimin e kishës Shën Ilija, fshati Stençë, Komuna Bërvenicë.
4.1 Plan për menaxhimin e tërësive monumentale
- Hartimi i Planit për menaxhimin e tërësisë monumentale Bërthama e vjetër urbane e qytetit të Kratovës;
- Hartimi i Planit për menaxhimin e tërësisë monumentale fshati Gorno Vranovci, Komuna Çashkë.
Të tjera
6.1 Koordinimi i punës
- Koordinimi i punës me institucionet e tjera profesionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme (qendra konservuese, institute për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, muze dhe Institucioni Kombëtar për Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik Stobi).
6.3 Prezantimi dhe afirmimi vizual i institucionit
- Rritja e dukshmërisë së Qendrës Kombëtare të Konservimit në media dhe në rrjetet sociale.
6.4 Sigurimi fizik i institucionit
- Sigurimi fizik i Qendrës Kombëtare të Konservimit.
Buxheti total
14.045.660 denarë





