Kujdesi për trashëgiminë kulturore si bazë e një vazhdimësie të qëndrueshme identitare
Një njeri nuk lind rastësisht në një hapësirë të caktuar, por pikërisht për ta fisnikëruar mjedisin ku do të ekzistojë gjatë udhëtimit të tij jetësor. Kjo është një ndërlidhje e fortë dhe e ndërsjellë e individit me hapësirën e tij ekzistenciale, ndërsa me veprimtarinë e njeriut ajo shndërrohet në hapësirë jetese. Hapesira jetësore, në paradigmën e saj, nënkupton shtresëzim – nga mbijetesa themelore instinktive deri te kultivimi i hapësirës fizike, por ajo që është edhe më thelbësore – krijimi i një mënyre të caktuar jetese, zakoneve të dala nga konfigurimi i hapësirës dhe nga kushtet klimatike; e gjithë kjo krijon një ndërthurje autoktone dhe unike të marrëdhënieve të njerëzve brenda komunitetit, por edhe ndaj hapësirës së jetesës.
Marrë nga gazeta DЕНЕШЕН SHIKO





