Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për kulturë të vjetër sllave nga Prilepi
Më 4.9.2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare për Konservim – Shkup u nënshkrua Marrëveshje bashkëpunimi me Instituti për kulturë të vjetër sllave – Prilep lidhur me realizimin e projektit “Qendrat manastirore bizantine në RMV: tradita dhe vazhdimësia”, i cili do të zhvillohet në këto lokalitete:
- Shën Gjergji – Nagoriçan i Vjetër;
- Manastiri Moklishte – Vatashë, Komuna e Kavadarit;
- Lokaliteti Bolnica – Demir Kapi, Komuna e Demir Kapië.
Projekti financohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qendra Kombëtare për Konservim, si institucion amë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme, do të përfshihet në aktivitetet që nënkuptojnë përdorimin e pajisjeve për hulumtime jodestruktive dhe joinvazive, në përputhje me kompetencat e saj ligjore.
Fillimi i projektit është paraparë në shtator 2025, ndërsa përfundimi i aktiviteteve në tetor 2026.
Foto: Ljupço Tanurovski





