Janë restauruar dy kryevepra nga thesari i Manastirit të Bigorskit
Në Manastirin e Bigorskit “Shën Gjon Pagëzori” u sollën dy kryqet liturgjike të restauruara nga koleksioni i çmuar i antikiteteve të manastirit. Këto relike unike, të krijuara nga ikonografët legjendarë të Bigorskit, Mihaili dhe djali i tij, Jeromonaku Danil, iu dorëzuan Igumenit të Vëllazërisë, Episkopit të Antanis, z. Partenij, nga përfaqësuesit e Qendrës Nacionale për Konservim– Shkup. E veçanta për ne është se mes tyre ishin edhe konservueset këshilltare, Jehona Spahiu Jançevska dhe Nevenka Veliçkovska, të cilat kanë dhënë përpjekje të mëdha dhe përkushtim të shkëlqyer profesional në konservimin dhe restaurimin e tyre si dhe i sollën personalisht kryqet ne Manastir.
Marrë nga https://bigorski.org.mk/vesti